Milani është futur në garë për transferimin e Jean Michael Seri në këtë afat kalimtar nga Fulhami, pasi skuadra angleze ra në Championship në sezonin e kaluar.

Mesfushori ishte shumë afër në verën e kaluar të kalonte te Barcelona, mirëpo në ditët e fundit të afatit kalimtar vendosi të kalonte në veri të Londrës për 30 milionë euro.

Telegraph Sport raporton se mesfushori nga Bregu i Fildishtë është duke u kërkuar edhe nga skuadrat, si Roma, Crystal Palace, West Ham dhe Napoli.

Jean Michael Seri (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Por, sipas mediumit anglez, Rossonerët dhe Giallorossët, janë skuadrat më të interesuar për 27-vjeçarin, ndërsa shërbimet e tij mund t’i marrin për një shumë rreth 18 milionë euro.

Jean-Michael Seri e do kalimin te Roma Jean-Michael Seri e do kalimin te Roma

Milani është duke e kërkuar një tjetër mesfushorë në këtë afat kalimtar, e që kanë bërë të ditur se janë të interesuar në shërbimet e anëtarit të Fulhamit.

Agjenti i mesfushorit francez, Franklin Mala, ditë më parë ka konfirmuar se bisedimet me Romën kanë filluar, e që skuadra nga qyteti i Milanos shpreson ta rrëmbejë atë në momentet e fundit. /Telegrafi/