LAJMI I FUNDIT:

Milani siguron shërbimet e Kamadas si zëvendësim i Brahim Diaz

Milani siguron shërbimet e Kamadas si zëvendësim i Brahim Diaz

Daichi Kamada do të largohet në fund të sezonit nga Eintracht Frankfurt pas gjashtë viteve të kaluara te kjo skuadër.

Mesfushori japonez është duke kaluar muajt e fundit të kontratës, pasi në qershor do të jetë i lirë dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj me klubin gjerman.


Shumë skuadra janë vënë pas tij, derisa favorit po duket Milani që ka nisur kontaktet me agjentët e futbollistit.

Calciomercato ka raportuar se Rossonerët kanë arritur një marrëveshje me japonezin për kontratën ku Kamada në San Siro do të fitoj tre milionë euro në sezon.

Gjiganti italian u fut fuqishëm në garë për Kamadan në momentin që panë se nuk po mund të gjejnë një marrëveshje me Real Madridin për Brahim Diaz.

Kësisoj japonezi në San Siro do të jetë një zëvendësues i spanjollit që do të rikthehet në Real Madrid.

Nga Barcelona te Manchester United, Inter dhe Milan - top skuadrat evropiane pas japonezit Kamada
Lexo po ashtu Nga Barcelona te Manchester United, Inter dhe Milan - top skuadrat evropiane pas japonezit Kamada

26-vjeçari Kamada këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare me Eintracht Frankfurt ku ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Në garë për reprezentuesin japonez kanë qenë edhe skuadra të tjera si Napoli, Liverpool, Man Utd, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Benfica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori