LAJMI I FUNDIT:

Milani po tenton transferimin e Nabil Fekir në janar

Milani po tenton transferimin e Nabil Fekir në janar

AC Milan është duke konsideruar transferimin e mesfushorit ofensivë francez, Nabil Fekir.

Francezi befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohet skuadrës spanjolle Real Betis në afatin kalimtar të vitit 2019.


Fekir u kërkua nga shumë skuadra të mëdha, por në fund oferta më e mirë ishte nga Real Betis.

Gjithsesi lojtari pas paraqitjeve të mira përsëri ka zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha evropiane dhe AC Milan është njëra nga skuadrat që po tenton transferimin tij në janar.

Rossonerët kanë zhvilluar disa bisedime me Betisin, por edhe me agjentin e lojtarit.

Mundo Deportivo ka raportuar se Fekir po e konsideron transferimin te Milan pasi e sheh si një hap më të madh në karrierë.

27-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të tij për të arritur marrëveshje me Milanin.

Tani i mbetet dy klubeve që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për lojtarin, ku Betis kërkon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/