LAJMI I FUNDIT:

Milani po kërkon nga Lille ta ulë për 20 milionë euro çmimin e Jonathan David

Milani po kërkon nga Lille ta ulë për 20 milionë euro çmimin e Jonathan David

Jonathan David është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë.

Rossonerët kërkuan transferimin e sulmuesit kanadez edhe në afatin kalimtar veror, por në fund nuk arritën të bindin Lillen me ofertën e tyre.


Gjithsesi kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë nga ai dhe në janar synojnë transferimin e tij.

Milan synon transferimin e Jonathan David
Lexo po ashtu Milan synon transferimin e Jonathan David

Calciomercato ka raportuar se Milani ka kërkuar nga Lille të ulë çmimin prej 60 milionë eurove të kërkuar për sulmuesin kanadez.

Gjiganti italian nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për Jonathan David, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.

23-vjeçari ka tre vite e gjysmë që është pjesë e Lille, derisa është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë.

David këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje, ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Përveç Milanit në garë janë edhe Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori