LAJMI I FUNDIT:

Milani përgatit ofertën ‘para plus lojtar’ për De Paul

Milani përgatit ofertën ‘para plus lojtar’ për De Paul

Milani mund të ofrojë te Udinese para plus shërbimet e Jens Petter Hauge në këmbim të mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, propozimi me siguri do të intrigojë Udinesen dhe lojtarin, veçanërisht nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.


Udinese ka pranuar që koha e De Paul në Dacia Arena ka mbaruar dhe po kërkon 40 milionë euro për një shitje përfundimtare.

Klubet italiane dhe angleze në ‘luftë’ për Rodrigo De Paul
Lexo po ashtu Klubet italiane dhe angleze në ‘luftë’ për Rodrigo De Paul

Leeds United mbetet kandidat i fortë, ndërsa Interi dhe Juventusi gjithashtu kanë qenë të lidhur shumë me shërbimet e lojtarit.

Tani Milani po shfaqet si favorit me përfshirjen e Hauge si pjesë e marrëveshjes për të ulur koston e operacionit.

Ka edhe lojtarë të tjerë në listën e Rossonerëve që mund të shtohen, të tilla si Tommaso Pobega dhe Marco Brescianini. /Telegrafi/