Benfica e ka mposhtur Milanin në International Cup me rezultat minimal, 1-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo kishte dy kartonë të kuq, pasi u ndëshkuan Mateo Musacchio dhe Pizzi në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Rossonerët u ndëshkuan në minutën e 70-të nga ish-lojtari i tyre, Adel Taarabt, që e kaloi Benfican në epërsi.

Ndeshja që u zhvillua në “Gillette Stadium” kishte mbledhur 27,565 tifozë, derisa skuadra portugeze e fitoi ndeshjen e katërt miqësore.

Nga ana tjetër, Milani  deri më tani ka zhvilluar vetëm dy përballje miqësore dhe në të dyja ka pësuar, kundër Bayernit 1-0 dhe sonte ndaj skuadrës portugeze. /Telegrafi/