Milani është mysafir i Dinamo Zagrebit në Stadion Maksimir për ndeshjen e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Të dyja ekipet i kanë grumbulluar nga katër pikë në katër sfidat e mëparshme, ashtu që e kanë momentin vendimtar për ta përcaktuar vijueshmërinë në Grupin E.
Futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë janë zgjedhur nga trajnerët Ante Cacic dhe Stefano Pioli.
Chelsea dhe Salzburgu janë dy skuadrat tjera të këtij grupi. /Telegrafi/