LAJMI I FUNDIT:

Milani kompletohet në momentin vendimtar të sezonit, kthehen disa nga yjet e skuadrës

Milani kompletohet në momentin vendimtar të sezonit, kthehen disa nga yjet e skuadrës

Milani me shumë gjasa do të ketë në formacion Alessio Romagnolin, Rafael Leaon dhe Zlatan Ibrahimovicin në ndeshjen ndaj Benevento të shtunën në mbrëmje.

Rossonerët vazhdojnë të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër dhe trajneri Stefano Pioli ka disa lajme të mira përpara ndeshjes kundër djelmoshave të Filippo Inzaghit.


Sky Sport Italia shkruan se Simon Kjaer dhe Davide Calabria janë në dyshim për ndeshjen, pasi ata kanë simptoma të gripit.

Nëse rikuperohen me kohë, ata do të luajnë, pasi Romagnoli pritet të fillojë nga minuta e parë gjithashtu.

Nëse Kjaer nuk ia del dot, Fikayo Tomori pritet të zërë vendin e tij përkrah Romagnolit.

Leao pritet të zëvendësojë Ante Rebicin në të majtë të sulmit pas Zlatan Ibrahimovic, i cili është rikuperuar nga një problem muskulor që e mbajti atë jashtë dy humbjeve ndaj Sassuolo dhe Lazio.


Formacioni i i mundshëm i Milanit ndaj Benevento: G. Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Theo; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.


Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori