LAJMI I FUNDIT:

Milani i gatshëm të rivalizojë Juventusin dhe Interin për Tonalin

Milani i gatshëm të rivalizojë Juventusin dhe Interin për Tonalin

Sandro Tonali duket se do të largohet nga Brescia pas sezonit aktual dhe garës për shërbimet e tij i është shtuar edhe Milani, i cili dëshiron të rivalizojë Juventusin dhe Interin.

Edhe pse Brescia gjenden në vendet e fundit në tabelë, 19-vjeçari ka bërë përshtypje të mjaftueshme për të tërhequr interes nga klubet më të mëdha italiane.


Reprezentuesi italian ka kontribuar me pesë asistime dhe shënoi një herë deri më tani gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, duke fituar edhe ftesën në kombëtare nga Roberto Mancini vjeshtën e kaluar.

Derby D’Italia për Tonalin, por Zonja e Vjetër shihet favorite për të nënshkruar me talentin italian
Lexo po ashtu Derby D’Italia për Tonalin, por Zonja e Vjetër shihet favorite për të nënshkruar me talentin italian

Ai aktualisht është i lidhur me një marrëveshje deri në qershor 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, por sipas Calciomercato.com, Presidenti Massimo Cellino dëshiron 50 milionë euro për mesfushorin e talentuar.

Juventus dhe Interi janë lidhur me djaloshin dhe Bianconerët thuhet se tani janë favorit, por ende nuk kanë mbyllur një marrëveshje për lojtarin.

Interi nuk kanë ndërmend të dorëzohet pa provuar, por mediumi pretendon se Milani po përgatitet të nisë një ofertë, duke i bërë marrëdhëniet më të ndërlikuara për dy skuadrat që janë aktualisht në betejën e Scudettos.

Nëse nuk arrihet Tonali, Juventusi do ta transferojë Locatellin
Lexo po ashtu Nëse nuk arrihet Tonali, Juventusi do ta transferojë Locatellin

Tonali ka zbuluar se është një tifoz i Milanit dhe raporti sugjeron se kuqezinjtë kanë qenë në kontakt me Brescia dhe agjentin e lojtarit.

Milani do të duhet të fitojë fonde për një marrëveshje të tillë, por Benfica ka qenë e lidhur me Lucas Paqueta dhe mund të sjellin para për të bindur Cellinon që të linte Tonalin të largohej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori