LAJMI I FUNDIT:

Milani i gatshëm ta rikthejë Rafinhan në Serie A

Milani i gatshëm ta rikthejë Rafinhan në Serie A
Rafinha Alcantara . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Rafinha mund të rikthehet përsëri në Serie A pas gjashtë muajve që i kishte kaluar në Itali si i huazuar te Interi.

Mesfushori brazilian vazhdon të jetë nën kontratë me Barcelonën, por këtë edicion është i huazuar te Celta Vigo.


27-vjeçari ka pasur paraqitje të mira te Vigo, dhe Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Rafinha Alcantara . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Calciomercato ka raportuar se Milani është duke tentuar transferimin e mesfushorit në Serie A.

Rafinha kishte bërë paraqitje të mira me Interin në ato gjashtë muaj dhe Rossonerët besojnë tek aftësitë e lojtarit.

Gjithsesi në garë për të janë edhe skuadrat spanjolle si Celta Vigo,Sevilla dhe Valencia.

Barcelona i ka vendosur çmimin e largimit, dhe skuadrat që e duan Rafinhan duhet të paguajnë 16 milionë euro. /Telegrafi/