LAJMI I FUNDIT:

Milani do Falcaon ose Murielin

Milani do Falcaon ose Murielin

Milani po synon transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, por në rast të dështimit, atëherë opsion është sulmuesi i Sevillas, Luis Muriel.

Sipas Tuttosport, Rossonerët kanë identifikuar kolumbianin Falcao si qendërsulmuesin që u duhet për të përforcuar potencialin sulmues për sezonin e ardhshëm.


Sidoqoftë, klubi do të mund të siguronte shërbimet e tij vetëm në rast të kualifikimit në Ligën e Evropës, një gjë që është në dyshim.

Milani humbi nga Juventusi në finale të Coppa Italias dhe Rossonerët kanë në rrezik pjesëmarrjen në Evropë.

Po e njëjta gazetë sportive shkruan se në rast të dështimit për të siguruar pjesëmarrje në Evropë, Milani do të zvogëlojë synimet transferuese dhe mund të zhvendosë fokusin te Muriel.

Muriel e njeh mirë ambientin në Serie A pasi kaloi te Sevilla nga Sampdoria për 21.5 milionë euro.

Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime në 45 ndeshje zyrtare për skuadrën spanjolle. /Telegrafi/