LAJMI I FUNDIT:

Milani ëndrron talentët e Torinos

Milani ëndrron talentët e Torinos

Ëndrrat e Milanit fillojnë me ‘B’ dhe janë lojtarë të Torinos.

B -Belotti, sikurse edhe Baselli dhe Barreca.


Milani dhe Torino do të takohen nesër në kuadër të Kupës së Italisë, ndërsa Vicenzo Montella do të kërkojë ta ndalojë këtë treshe që pëlqehet nga ta.

Problemi i madh qëndron fillimisht te Andrea Belloti. Klubi me kontratën e re kërkon 100 milionë euro për të.

Në anën tjetër Antonio Barreca i ardhur nga Torino e të rinjve shihet si talent i madh.

I fundit është Danielle Baselli i ardhur nga Atalanta që po shkëlqen në këtë kampionat. /Telegrafi/