LAJMI I FUNDIT:

Milani e mbyll sezonin me kualifikim në Ligën e Kampionëve

Milani e mbyll sezonin me kualifikim në Ligën e Kampionëve

Milani ka triumfuar ndaj Atalantës në xhiron e fundit (38) të Serie A me rezultat 2-0.

Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke pasur synim të qartë, të shënonin gola.


Skuadra që drejtohet nga Stefano Pioli e arriti këtë gjë në minutën e 43-të, kur Franck Kessie shënoi nga penalltia.

Në 45 minutat e dytë, ishte disi një lojë e koncentruar në mesfushë, mirëpo rastet nuk munguan.

Ishte minuta e 58-të, kur Duvan Zapata lëshoi një shans të artë për të shënuar, pasi goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Rafael Leao (69’) më pas lëshoi një mundësi edhe më të mirë, derisa goditja e tij përfundoi vetëm në shtyllën e majtë.

Deri në fund, Milani nuk u dorëzuar dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë, me Kessien që shënoi sërish nga penalltia në minutën e 90+3-të..

Me këtë fitore, Rossonerët kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë me 79 pikë, derisa Atalanta në të tretin me 78 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore