LAJMI I FUNDIT:

Milani e do lojtarin që dështoi te Roma

Milani e do lojtarin që dështoi te Roma

Milani janë të interesuar që të nënshkruajnë me Juan Manuel Iturbe i cili është në huazim te Bournemouth nga Roma.

22 vjeçari u ble nga Roma, por u dha në huazim te skuadra angleze, por as këta të fundit nuk janë të interesuar ta blejnë.


Lojtari nuk do të kthehet në Olimpico dhe me gjasë Milani do të jetë skuadra e tij e re.

Presidenti Silvio Berlusconi e pëlqen shumë lojtarin dhe gjatë verës do të ketë ofertë për të.

Roma dhe Milan mund të pajtohen lehtë, pasi kanë edhe një çështje të pambyllur për Stephan El Shaarawy./Telegrafi/