LAJMI I FUNDIT:

Milani arrin marrëveshje personale me De Ketelaere, tani pritet ta bëjnë të njëjtën gjë me Club Brugge

Milani arrin marrëveshje personale me De Ketelaere, tani pritet ta bëjnë të njëjtën gjë me Club Brugge

Charles De Ketelaere vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit për repartin e sulmit.

Kampioni në fuqi i Italisë prej disa javësh është në negociata me futbollistin dhe klubin kampion të Belgjikës, Club Brugge.


Më në fund pas shumë takimeve e negociatave të zhvilluara, Milan ka arritur marrëveshje totale me futbollistin i cili i ka dhënë përgjigje pozitive italianëve.

De Katelaere ka pranuar një kontratë pesë vjeçare nga Milani nga e cila do të fitojë rreth tre milionë euro në sezon.

Ndërkohë vazhdojnë ende negociatat mes dy klubeve, pasi ende nuk janë afër oferta e italianëve dhe kërkesa e belgëve.

Milan ka ofruar 20 milionë plus pesë të tjera në formë bonusesh, por Brugge vazhdon të insistojë në 35 milionë euro.

21-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm ku në 49 ndeshje zyrtare ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Sipas mediave italiane marrëveshja edhe mes dy klubeve pritet të arrihet për shifrën e 30 milionë eurove, pasi futbollisti po i bën presion klubit të pranojë ofertën e Milanit. /Telegrafi/