Milani duket se në afatin kalimtar të kësaj vere do të humbë Theo Hernandezin.

Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në këtë edicion te Rossonerët dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij.


Hernandez kaloi në verën e kaluar te Milani nga Real Madridi dhe që nga atëherë ka luajtur standard për skuadrën italiane.

Theo Hernandez Milan 2

Por, Marca raporton tani se disa skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara në transferimin e tij në afatin e kësaj vere.

Manchester United, Juventus, Paris Sain-Germain e Manchester City, janë vetëm disa skuadra që po tentojnë transferimin e tij.

Milani nuk e do shitjen e tij, mirëpo e gjitha do të varet nga lojtari nëse e do largimin nga San Siro. /Telegrafi/

telegrafi sport app