LAJMI I FUNDIT:

Milan dhe Roma duan transferimin e Alvaro Moratas

Milan dhe Roma duan transferimin e Alvaro Moratas

Alvaro Morata mund të rikthehet sërish në Itali, për herë të tretë gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar dy periudha të ndryshme te Juventus, nga 2014 – 2016 dhe nga 2020 në 2022 si i huazuar, njëherë nga Real Madrid dhe herën e dytë nga Atletico.

Por reprezentuesi spanjoll mund të rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, pasi dy top klube nga Serie A janë vënë pas tij.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma dhe Milan janë dy klubet e interesuara për sulmuesin spanjoll i cili është i gatshëm të largohet në verë nga Atletico Madrid.

30-vjeçari ka kontratë me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2024 dhe nuk e sheh vetën pjesë të Atleticos edhe për edicionin e ardhshëm.

Edhe klubi spanjoll dëshiron ta shes sulmuesi në mënyrë që pas një viti mos të largohet i lirë.

Milani mendon transferimin e Alvaro Moratas
Lexo po ashtu Milani mendon transferimin e Alvaro Moratas

Mediumi italian ka raportuar se Roma e Milan janë duke e përcjellë situatën e Moratas dhe duan transferimin e tij, për faktin se edhe mund ta përballojnë pagën e tij prej 4,7 milionë eurove në sezon.

Morata këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat për Atletico Madridin, ku ka realizuar 13 gola e ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori