LAJMI I FUNDIT:

Milan 1-1 Sampdoria, notat e lojtarëve

Milan 1-1 Sampdoria, notat e lojtarëve

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballje me Sampdorian.

Rossonerët ishin favorit për ta fituar këtë sfidë, por u befasuan nga mysafirët që treguan lojë shumë të mirë.


Fabio Quagliarella ishte realizues për skuadrën nga Gjenova, derisa talenti norvegjez Jens Hauge shpëtoi Milanin nga humbja.

Mbrojtësi i mysafirëve, Omar Colley ishte më i vlerësuari, derisa me notë të mirë u dalluan edhe Antonio Candreva dhe Fabio Quagliarella.

Në anën tjetër te vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Gianluiggi Donnarumma, derisa lart u vlerësuan edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Sandro Tonali. /Telegrafi/