LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka jep një shpjegim për videon ku dëgjohet duke ofenduar Xhenetën

Milaim Zeka jep një shpjegim për videon ku dëgjohet duke ofenduar Xhenetën
Foto: Screenshot/YouTube

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka sqaruar videon ku dëgjohet duke sharë me nënë Xheneta Fetahun.

Ai thotë se pjesa e parë është komplet e vërtetë, por që pjesën tjetër e kanë montuar.

Milaimi thotë se kjo u xhirua nga një djalë këtu në spektakël, por që më pas u ndryshua.


Foto: Screenshot/YouTube

“Është një djalë këtu, që e kanë keqpërdorur incizimin që e kanë bërë dhe nuk e ka ditur që është privatësi dhe dënohet deri në pesë vjet burg kur bëhet pa miratimin e tij. Kam dashur rastin ta paraqes në polici, por më është lutur. Është këtu në mesin tonë”, u shpreh ai.

Milaim Zeka reagon pas videos virale ku ofendonte Xhenetën: Është montazh e pastër për disa klikime më shumë
Lexo po ashtu Milaim Zeka reagon pas videos virale ku ofendonte Xhenetën: Është montazh e pastër për disa klikime më shumë

E tutje, Zeka theksoi: “Dhe nuk është hera e parë që bëhet montazh. Ka pasur raste edhe me Alaudinin”.

Ndër të tjerash, shumë në rrjete sociale besojnë se kjo video është reale dhe se nuk është edituar.

Sidoqoftë, analisti ka dhënë versionin e tij dhe ka sqaruar të gjithë ngjarjen për publikun. /Telegrafi/