LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta flet për të ardhmen e Shkodran Mustafit

Mikel Arteta flet për të ardhmen e Shkodran Mustafit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se e ardhmja mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit, është te Arsenali, pasi ai nuk mendon ta largojë atë në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht nga mungesa e kohës së lojës.

Mustafi ka marrë vetëm 43 minuta në Ligën Premier këtë sezon në tre paraqitje, megjithëse ai ka përfunduar tre ndeshje të plota të Ligës së Evropës, ndërsa në verë pritet të mbetet lojtar i lirë.


Megjithatë, pavarësisht situatës së pasigurt të kontratës së 28-vjeçarit, Arteta këmbëngul që mbrojtësi është ende në planet e tij, me William Saliba që është dërguar në huazim dhe Sokratis Papastathopulos që pritet të lëvizë këtë muaj.

Mustafi i vendosur të qëndrojë te Arsenali deri në verë, këto janë tri skuadrat që janë refuzuar nga shqiptari
Lexo po ashtu Mustafi i vendosur të qëndrojë te Arsenali deri në verë, këto janë tri skuadrat që janë refuzuar nga shqiptari

“E ardhmja e tij tani është këtu. Do përpiqem ta ndihmoj. Papastathopulos ndoshta do të largohet nga klubi këtë afat kalimtar dhe kemi William që tashmë është huazuar. Pra, nuk kemi kaq shumë zgjedhje tani”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Gabriel [Magalhaes] ka qenë jashtë për një periudhë, David Luiz është lënduar, kështu që situata është krejtësisht e ndryshme nga më parë”.

Arteta ka thënë edhe detaje pse Mustafi është paraqitur kaq pak në sezonin 2020-21.

“Mustafi u kthye nga një dëmtim vërtet i vështirë kur u dëmtua në fund të sezonit të kaluar. Pas asaj periudhe ai po bënte me të vërtetë mirë. Unë mendoj se paraqitjet e tij po rriteshin dhe bëheshin gjithnjë e më të mira.”

Mustafi e Sokratis kontaktohen nga Genoa për një transferim në afatin e janarit
Lexo po ashtu Mustafi e Sokratis kontaktohen nga Genoa për një transferim në afatin e janarit

“Dhe kur ai u kthyer, atëherë kemi pasur shtatë apo tetë mbrojtës qendrorë. Kështu që ai duhej të ngrinte nivelin e tij të performancës”.

“Mendoj se fizikisht ai ende kishte nevojë për ca kohë. Pastaj ai filloi të luante disa lojëra në Evropë, të cilat mendoj se i bëri mirë gjithashtu”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori