LAJMI I FUNDIT:

Mijëra venezuelas mësyjnë kufirin, shesin stolitë dhe flokët e gjatë – duke shpresuar për një fillim të ri (Foto)

Mijëra venezuelas mësyjnë kufirin, shesin stolitë dhe flokët e gjatë – duke shpresuar për një fillim të ri (Foto)

Në një mëngjes, mijëra venezuelanë, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga presidenti i tyre, kalojnë urën Simon Bolivar për të kërkuar strehë në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke zvarritur valixhet e tyre, shtyrë karrocet e fëmijëve dhe bartur çantat mbi shpatullat e tyre ata hyjnë në një vend ku paratë që kanë me vete nuk vlejnë për asgjë.


Ata ikën nga inflacioni prej 80,000 për qind, i cili u ka humb vlerën pagave të tyre dhe që ka çuar në trazira, grabitje dhe varfëri endemike.

Nëse do të gjendeshit pranë rojeve kufitare në qytetin kolumbian të Cucuta-s, një valë e mjerimit njerëzor do të ishte para jush.

Në ditët e ardhshme, ky eksod që duket pa fund, mund të fryhet edhe më shumë, ndërsa presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të mbajë frontin përballë zemërimit ndërkombëtar.

Një aeroplan rus arrin në Venezuelë 'për të hequr arin me vlerë 840 milionë dollarë nga banka qendrore'
Lexo po ashtu Një aeroplan rus arrin në Venezuelë 'për të hequr arin me vlerë 840 milionë dollarë nga banka qendrore'

Ndërsa Donald Trump ka njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm, Rusia dhe Kina po mbështesin Madero.

Ndërkohë qeveria amerikane ka vendosur sanksione kundër ndërmarrjes shtetërore të naftës në vend për të shkëputur burimin kryesor të parave të gatshme të qeverisë.

Gjithsesi, radhët e gjata për autobusët e mbipopulluar, që presin në Cucuta, vazhdojnë të rriten.

Shumica e të sapo ardhurve janë të lodhur nga udhëtime të gjata dhe një natë pa gjumë.

Disa qajnë, disa shtrihen në tokë, dhe disa përgatiten për të shitur stolitë e tyre apo edhe flokët e tyre të gjatë.

Ka foshnja të vogla në krahët e nënave, fëmijë, çiftet e reja dhe në mesin e tyre pensionistë që gëzonin një pension të rehatshëm vetëm pak vite më parë, kur Venezuela me naftë të pasur ishte kombi më i pasur në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, thuhet se ata kanë mësyrë anën tjetër të kufirit, duke shpresuar për një shans të vogël për të bërë një fillim të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori