LAJMI I FUNDIT:

Mihailoviq, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – bashkëpunëtor i Zvonko Veselinoviqit

Mihailoviq, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – bashkëpunëtor i Zvonko Veselinoviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se policia ka arrestuar M.M., i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit të organizuar kriminal të lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Sipas mediave serbe i arrestuari është Milan Mihailoviq, i cili është i afërt me biznesmenin kontrovers  Zvonko Veselinoviq dhe ai ndodhet  është në listën e personave ndaj të cilëve SHBA kanë vendosur sanksione.

Avokati Miodrag Brklaç ka thënë për “Nova.rs” se është e vërtetë që Milan Mihailoviq është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.


“Nuk di asgjë më shumë për detajet, pasi një orë e gjysmë më parë familja më tha se po më angazhonin për ta mbrojtur. E vetmja gjë që di është teksti që kam lexuar në media se Prokuroria Speciale e ka arrestuar nën dyshimin se është pjesëtar i ndonjë grupi kriminal që dyshohet se ka marrë pjesë, ndër të tjera, në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha Brklaç, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se duke qenë se është arrestuar të mërkurën rreth orës 22:30, të premten gjatë ditës duhet të mbahet seanca në Gjykatën Speciale në Prishtinë, ku duhet të vendoset nëse ai do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës, seriozitetin e akuzës dhe gjithçka që po ndodh, ka shumë të ngjarë që atij nesër do t’i caktohet paraburgimi”, tha avokati Brklaç.

Mihailoviq ishte përmendur edhe më herët si njëri nga të dyshuarit në këtë rast, por nuk ishte përfshirë në aktakuzën e ngritur.

Milan Mihailoviq është në listën e personave ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione. Në arsyetim thuhet se Mihailoviq është një nga nëntë bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinović-it që kanë punuar për të ose në emër të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori