LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Policët që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” janë heronjtë tanë (Video)

Mickoski: Policët që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” janë heronjtë tanë (Video)

Sot bëhet 3 vjet nga luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë mes Policisë së Maqedonisë dhe disa personave të armatosur, ndërsa në lidhje me këtë është deklaruar edhe kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski.

Ai përmes një video-inçizimi thotë se policët e vrarë më 9 dhe 10 maj para tre viteve nuk duhet të harrohen nga shtetit dhe se ata janë heronjtë e atdheut, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Sot mbushen tre vjet nga ngjarjet e pakëndshme në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Tre vjet dhimbje edhe për familjarët e heronjve që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur atdheun tonë, por edhe një kujtim trevjeçar për veprën e tyre heroike në të cilën u përleshëm me një nga bandat më të rrezikshme kriminale-terroriste në këtë rajon. Maqedonia nuk mund dhe nuk do t’i harrojë ato. Ata janë heronjtë tanë moderne”, thotë kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai më tej shton se drejtësia për këtë rast duhet të vijë në vend dhe fajtorët e vërtetët duhet të dënohen.

Mickoski kërkon nga shteti që të kujdeset dhe të ndihmojë familjarët e policëve që humbën jetën para tre viteve gjatë luftimeve në Kumanovë./Telegrafi/