LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nevojitet shpallja e gjendjes së krizës në vend

Mickoski: Nevojitet shpallja e gjendjes së krizës në vend

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se është e nevojshme të shpallet gjendje krize në vendin tonë, në mënyrë që të merren masa urgjente.

Ai tha se gjendja me ballafaqimin me coronavirus kërkon angazhim maksimal të të gjitha kuadrot profesionale dhe njerëzore, por edhe angazhim nga të gjitha subjektet përgjegjëse.


“Tani nuk është koha për luftime të ndërsjella ose për të marrë pikë të vogla politike. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për disa gjëra. Realiteti kërkon që të kemi një sfidë serioze për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe se po përballemi me një krizë të madhe ekonomike”, tha Mickoski.

Ai shtoi se ka nevojë të veprojmë shpejt për të mbrojtur biznesin, standardin e qytetarëve dhe tërë ekonominë.

Ai propozoi ngrirjen urgjente të detyrimeve të kompanive ndaj shtetit, puna e të cilëve u ndikua nga situata me coronavirus këtë muaj, ngrirja e detyrimeve të kompanive ndaj bankave dhe huazuesve në mars, puna e të cilave u prek nga gjendja e coronavirusit, si dhe shteti të paguajë shpenzimet e punonjësve në ndërmarrjet e prekura nga gjendja e coronavirusit në shumën prej 50 përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori