LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Janë përcaktuar kushtet për kredinë hungareze, pres një cikël investimi prej 800 milionë eurosh

Mickoski: Janë përcaktuar kushtet për kredinë hungareze, pres një cikël investimi prej 800 milionë eurosh

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë për kreditë bankare për ekonominë të siguruara nga Qeveria dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre, tha se janë përcaktuar kushtet për kredinë hungareze, dhe pret një cikël investimesh prej 800 milionë eurosh, që është 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

“E miratuam vendimin në mbledhje qeveritare të martën. Me këtë, praktikisht autorizuam Ministrinë e Financave që të transferojë mjetet në llogarinë e Bankës Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit, e cila më pas do të komunikojë me bankat komerciale.

Pres që ky komunikim të ndodhë gjatë javës së ardhshme dhe ky projekt të fillojë zyrtarisht. Çdo kompani do të mund të aplikojë deri në 10 milionë euro, ky është njëri nga kushtet. Kushti i dytë është të ketë pjesëmarrje vetanake prej të paktën 20 për qind. Janë të përfshira të gjitha projektet që nënkuptojnë blerjen dhe montimin e mjeteve bazë për punë, softuerë dhe kështu me rradhë, kapacitete prodhuese nga energjia e rinovueshme të cilat do të prodhojnë energji nga burime të rinovueshme.


Më tutje, poashtu përfshihen të gjitha kompanitë që duan të investojnë në hapësira administrative, hapësira magazinimi e kështu me radhë, sepse një njësi prodhuese duhet ta mbyllni nga aspekti ndërtimor dhe duhet të ndërtohet. Prandaj, pres të paktën një cikël investimi prej 300 milionë eurosh. Dhe së bashku me ato 500 milionë euro të cilat po i rialokojmë për komunat, do të arrijmë në një total prej 800 milionë eurosh, që është 5 për qind e Bruto Prodhimit të Brendshëm, nëse e projektojmë në 16 miliardë euro”, Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takon Elon Musk në Paris

Osmani takon Elon Musk në Paris

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes

Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Akuzat e Kurtit ndaj mediave, AGK: Dënojmë fuqishëm gjuhën ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit

Akuzat e Kurtit ndaj mediave, AGK: Dënojmë fuqishëm gjuhën ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit

Lajme
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Kalo në kategori