LAJMI I FUNDIT:

Mick Jagger fejohet për herë të tretë në moshën 79 vjeçare me balerinën 43 vite më të re në moshë

Mick Jagger fejohet për herë të tretë në moshën 79 vjeçare me balerinën 43 vite më të re në moshë

Javën e kaluar, e dashura mahnitëse e artistit Mick Jagger, Melanie Hamrick, u pa me një unazë të shkëlqyeshme në gisht.

Ndërsa balerina 36 vjeçare, këmbënguli javë më parë se ajo që kishte në gisht ishte një unazë miqësie, miqtë e saj tani kanë pohuar se Melanie dhe Mick, 79 vjeç, janë në fakt të fejuar.


Njerëzit e afërt të çiftit thonë se Melanie pranoi në një udhëtim të fundit në New York se është e fejuara e Mickut, shkruan DailyMail.

“Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit dhe po u thoshte miqve të saj se ishte fejuar me Mickun”, tha një burim për tabloidin britanik The Mirror.

“Ajo ishte shumë e qartë kur tha se unaza e saj është një unazë fejese dhe tani ajo është e fejuara e tij. Edhe familja e saj e kupton shumë që ata janë fejuar dhe janë të emocionuar”.

Burimi shtoi: “Nuk ka plane për një martesë, por do të thotë shumë për Melanie që të fejohet – kjo është ajo që ajo ka thënë. Të gjithë miqtë e saj janë të lumtur për të”.

Melanie e cila u takua me këngëtarin kryesor të grupit The Rolling Stone nëntë vjet më parë, kishte qeshur më parë kur kishte dëgjuar thashethemet për fejesë.

Kur u pyet për unazën, të cilën ajo u pa duke e mbajtur në nëntor, ajo sqaroi: “Duhet të qesh sepse ma ka dhënë Mick unazën? Po”.

“A është për atë gisht? Po. Por a jemi ne si adoleshentët ku ‘po’ i japim njëri-tjetrit… Në mendjen time, është një unazë miqësie. Ne do të jemi të papjekur dhe do ta quajmë një unazë miqësie”.

Çifti që u njohën në një koncert në Tokio, kanë një djalë gjashtë vjeçar të quajtur Deveraux ‘Devi’ Octavian Basil Jagger.

Muzikanti ka bërë tetë fëmijë me pesë gra të ndryshme. Fëmija i tij i madh, vajza e quajtur Karis, është 52 vjeçe dhe ka lindur nga një lidhje e shkurtër me aktoren dhe këngëtaren Marsha Hunt.

Pas kësaj, ai kishte një vajzë të quajtur Jade e cila tani është 51 vjeçe. Jade ishte frytë i martesës me ish-bashkëshorten e tij Bianca, me të cilën ishte i martuar nga viti 1971 deri në vitin 1978.

Këngëtari i hitit “Satisfaction” ka katër fëmijë me Jerry Hall; dy vajza; Elizabeth, 39 vjeçe, dhe Georgia, 32 vjeçe dhe dy djem; James, 37 vjeç dhe Gabriel, 25 vjeç.

Ata patën një ceremoni martese jozyrtare në Bali në vitin 1990, pasi ishin së bashku për më shumë se një dekadë, por më vonë ajo u shpall e pavlefshme.

Mick, 79 vjeç dhe Jerry i dhanë fund lidhjes së tyre kur u zbulua se Mick kishte qenë i pabesë duke e tradhtuar atë me modelen braziliane Luciana Gimenez Morad, e cila lindi fëmijën e shtatë të Jagger, Lucas.

Ndërkohë, grupi The Rolling Stones thuhet se do të publikojnë një album me muzikë të re vitin e ardhshëm – i pari i tyre në pothuajse dy dekada. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori