Mexhiti e Kasami: Ligji për përfaqësim të drejtë është hartuar nga ekspertët, shqiptarët 30 vite kanë funksionuar pa një ligj të këtillë

Në qytetin e Tetovës ka filluar sot kampionati ballkanik në Volej, me pjesëmarrjen e gjashtë ekipeve me djem dhe vajza, informon Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami uroi që tre netët garuese të kalojnë në atmosferë sportive dhe të jenë një festë për qytetin e Tetovës.
“Ky kampionat ka grumbulluar në Tetovë 6 ekipe ballkanike. Në keto tre ditë garuese, besoj që tetovarët do të kalojnë çaste të bukura më këto netë sportive. Uroj që në fund të fitojë ekipa më e mirë dhe tetovarët ta mbajnë mend këtë organizim”, tha Kasami.
Kasami u pyet dhe për mendimin e profesorit universitar, Mersim Maksuti, i cili ligjin për përfaqësim të drejtë e quajti si skandaloz, Kasami tha se ligji u hartua nga ekspertët dhe në përputhje me kushtetutën e vendit.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është hartuar nga ekspertët, ndaj edhe mospajtimet në këtë rast mund të ndodhin. Ka ekspertë që kanë punuar në këtë ligj konform kushtetutës. Për këtë ekspertin qe e përmendët ju, ai është po i njejti që tha se BDI ka pasur 23 vite kohë për ta bërë këtë ligj”, tha Kasami.
Për të njejtin ligj u pyet dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se shqiptarët kanë funksionuar 30 vite pa këtë ligj, teksa tanimë kjo situatë po rregullohet.
“Mersim Maksuti ka qenë përfaqësues i z.Taravari. Ai vetë tha që BDI ka pasur kohë ta rregulloj këtë ligj sepse 30 vite ligj nuk ka pasur. Presim edhe vërejtje, mirepo ecuria drejt Komisionit të Venecias, besoj që do ta bëjë këtë ligj sa më të mirë dhe të avansuar”, tha Mexhiti.
Kutojmë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të martën ka kaluar në seancë të qeverisë, ndërsa pasi të dërgohet në Komisionin e Venecias. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shqipëri – Kosovë: Forcim i aleancës ushtarake për sigurinë rajonale (2025–2028)

Drogë nga Amerika Latine: SPAK zbulon detajet e operacionit, 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i Krimeve

BDI: Sulmi ndaj Danella Arsovskës, akt i papranueshëm dhe i turpshëm

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Kontrata 3 milionëshe për urat në Mitrovicë nxit përplasje mes Qeverisë dhe Prokurorisë

Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë