LAJMI I FUNDIT:

Metoda më e lehtë për largimin e njollave të vajit nga rrobat

Metoda më e lehtë për largimin e njollave të vajit nga rrobat

TikTok-u është bërë një aplikacion ku përveç argëtimit me video sjell edhe shumë hile të dobishme.

Një nënë australiane ka postuar një video ku tregon se si i largon njollat e vajit nga rrobat.


Metoda e saj është jashtëzakonisht e thjesht dhe pa shpenzime të tepërta.

@carolina.mccauley

🛢 How to remove Oil Stains from clothing 👚 #laundrytips #laundrymagic #laundrytok #cleantok #selftaught

♬ Mr. Sandman – The Chordettes

  • Ajo fillon duke fshirë vajin e tepërt me një copë peshqiri, por është e rëndësishme të fshini mos e fërkoni vajin pasi kjo mund të përhap njollën më shumë.

  • Pasi të keni hequr vajin e tepërt, aplikoni pak sodë buke në njollë më një lugë. Lëreni për një orë, pastaj shtoni një filxhan ujë në një tas së bashku me një kapak detergjent për rroba dhe përzieni mirë.

  • Më pas, shtoni një filxhan ujë në një tas së bashku me një kapak detergjent për rroba dhe përzieni mirë.

  • Pastaj duke përdorur një furçë dhëmbësh, aplikoni përzierjen nga tasi në njollën tuaj të mbuluar me sodë buke butësisht.

  • Në fund futeni në makinën për larjen e rrobave, duhet të duket si e re.

“Rezultatet janë perfekte!” thotë Karolina. Mijëra njerëz komentuan në videon e Karolinës në TikTok dhe nuk mund ta besonin thjeshtësinë e metodës. Shumë thanë se nuk kishin qenë kurrë në gjendje të hiqnin njollat. “Më duhej kjo. Njollat e vajit janë armiku im”, shkroi njëri. Një tjetër shtoi: “Kjo është fantastike, faleminderit që e ndave me ne”. /Telegrafi/