Metoda dhe rekomandime për shitje inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015 nga biznesmeni legjendar David Tovey


Para mbajtjes së konferencës biznesore më 28 nëntor në Shkup, folësi i njohur botërorë, konsulent dhe autor i shumë librave të biznesit – David Tovey ka ndarë me ne disa “tips and tricks” në lidhje me shitjen inteligjente dhe taktika të marketingut për vitin 2015 të cilat praktikohen nga brende të mirënjohura botërore me të cilat ai ka punuar:
1. Menaxherët e shitjes duhet të dinë si të negociojnë me ekipin e tyre. Në vend të takimeve të gjata dhe lodhëse, pyesni kolegët tuaj: “Sa dëshironi t’i fitoni muajin e ardhshëm?”, “A mendoni se mund të përfitoni klient të ri duke ja marrë ata konkurrencës?”, “Ma tregoni planin tuaj për shitje për javën e ardhshme”.
2. Asnjëherë mos jepni zbritje. Pyesni diçka për kthim. Për shembull: “Mund të ju jap zbritje 5% në qoftë se ju pajtoheni të paguani 50% paraprakisht”, “Në vend të 15% ne mund të ju ofrojmë 7% zbritje por ju gjithmonë do të keni prioritet për dërgimin e produkteve për ju”, “Po, ne mund ta bëjmë këtë por ju do të duhet që ta organizoni transportin vetë.”
3. Kur bisedoj me menaxherë ndjehem sikur ata janë njerëzit më të rëndësishëm në botë. Kur bisedoj me lider ndjehem sikur unë jam personi më i rëndësishëm në botë. Pyetje e shkurt: si mund të jem më shumë produktiv?
4. Nëse klienti ju thotë që “nuk kemi buxhet të mjaftueshëm për momentin”, mundësitë janë që: 33% – diçka nuk është në rregull me qasjen tuaj; 33% – nuk ju pëlqen mënyra si e keni reklamuar produktin; 33% – ndoshta vërtetë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, sepse e kanë shpenzuar tek konkurrenca juaj.
5. Shitësit janë të prirur të theksojnë se deri tek shitja ka ardhur si rezultat i negociatave gjatë takimit, por mendoni kështu – a do të kishte pranuar klienti të takohej me ju, në qoftë se nuk do t’i kishte pëlqyer më parë përmbajtja e marketingut.
6. Sot blerësit janë më të informuar, më kërkues dhe më pak lojal… dhe 24/7 orë online. Kjo do të thotë se ai/ajo është më afër brendit tuaj ose më larg brendit tuaj. Varet nga ju si vendosni.
7. Klientët nuk dëshirojnë MË SHUMË përmbajtje në reklamat tuaja, ata dëshirojnë përmbajtje MË TË MIRË.
8. Para disa viteve disa kompani prisnin që trendi i marketingut online dhe shitjes të kalojë. Kurse sot shumica prej tyre janë online. Kurse ato të cilat ende nuk janë, do të jenë të vdekura për 10 vite apo 10 muaj.
9. Zakonisht është më lehtë të ju shitet njerëzve të cilët janë të interesuar në produktin tuaj, se sa t’u ndërhyjë njerëzve për ta shitur produktin tuaj. Si do të drejtohet marketingu tek këta njerëz?
10. Në botën e korporatave të mëdha dhe ndërmarrësve të vegjël – njerëzit do të vazhdojnë të blejnë nga njerëzit dhe të joshen nga marketingu i mirë – sepse ata janë njerëz!
Më shumë në detaje në lidhje me sekretet e biznesit të suksesshëm për vitin 2015 do ta ndajë me ju David Tovey në konferencën e tij biznesore të mbajtur më 28 nëntor në Shkup, si dhe gjithashtu përmes ueb faqes: www.biznisseminari.com/en. Konferenca do të jetë intensive një ditore dhe aktualisht kanë mbetur vetëm edhe 5 vende të lira.
Për me shumë informata vizitoni faqe: www.biznisseminari.com/en apo kërkesë për ftesë në email: info@biznisseminari.com ose +389 (0)2 5201 832
Artikull i sponsorizuar




































