LAJMI I FUNDIT:

Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se “këndimi nuk është për ty”

Mësuesit në Kosovë i kishin thënë Dua Lipës se “këndimi nuk është për ty”

Yjet e popit zakonisht kanë reputacion të keq – është e vështirë të merresh me ta dhe edhe më e vështirë ti kënaqësh (si Mariah Carey) por Dua Lipa, emri i së cilës do të thotë “Love” në anglisht nga shqipja, është fare e kundërta e kësaj.

Kështu e ka përshkruar Duan revista New York Magazine, e cila ka vazhduar me përshkrime tjera duke thënë që është shumë e thjeshtë dhe e dashur.


Por si duket Dua nuk ka pasur gjithmonë një vizion për karrierë në muzikë, edhe pse ka filluar të këndojë që në moshën 5-vjeçare, shkruan New York Magazine.

Mësuesit i kishin thënë që nuk ka zë, dhe njëra kishte shkuar edhe aq larg sa ti thotë që ajo nuk mund të arrijë notat e larta dhe këndimi nuk është për të.

“Isha 11-vjeçe dhe duke jetuar në Kosovë, e dija që doja të performoja, por nuk ndjeja që mund ta bëja këtu. Kështu që u shpërngula në Londër vetëm fare dhe 15-vjeçare, vazhdova shkollën, dhe fillova të postoja kovera të këngëve online. Nuk e kisha idenë që do bëhesha performuese, por ndjeja që kisha shumë më shumë mundësi në Londër”, ka thënë Lipa në një intervistë me New York Magazine.

Si ndikim më të madhin për të ka qenë babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili e kishte lënë ndaj ekspozimit të shumë llojeve të muzikës. Dhe kështu ajo kishte formuar zërin e saj – një miks të pop, hip-hop dhe rok, raporton Insajderi.

Dua Lipa po arrin shumë suksese në skenën muzikore. Së fundi ajo ka publikuar edhe dy bashkëpunime – pas atij shumë të suksesshmit me Martin Garrix “Scared to be Lonely” – njërin me Miguel me titull “Lost in Your Light”, dhe tjetrin së bashku me reperin Wale, Major Lazer dhe Wizkid të titulluar “My Love”.

Dua do të publikojë albumin e saj të parë më 2 qershor.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori