LAJMI I FUNDIT:

Messi tregon se kush është lojtari më i mirë anglez

Messi tregon se kush është lojtari më i mirë anglez

Gjatë një interviste për ShortList, Lionel Messi, ka folur edhe për Wayne Rooneyn.

Sipas argjentinasit kapiteni i Manchester Unitedit është lojtari më i mirë  anglez i gjeneratës së tij dhe se transferimi i tij do të përmirësonte çdo skuadër.


“Gjithmonë ka pasur një respekt të madh mes meje dhe Wayne Rooney. Për mua ai është lojtari më i mirë anglez i gjeneratës së tij”.

“Ajo çka Rooney është në gjendje të bëjë në fushë është diçka speciale. Ai është nga lojtarët e pakët që do arrite të përmirësonte cilësinë e çdo skuadre në Evropë”, ka thënë Messi për Shortlist. /Telegrafi/

messi-rooney-main