LAJMI I FUNDIT:

Messi, tashmë edhe në fjalorin e gjuhës spanjolle (Foto)

Messi, tashmë edhe në fjalorin e gjuhës spanjolle (Foto)

Lionel Messi është bërë ikonë e futbollit botëror fanatik.

Ai ka shënuar aq shumë gola, sa që në moshën 29-vjeçare është bërë golashënuesi më i mirë i klubit të Barcelonës.

Ai ka thyer pothuajse të gjitha rekordet duke realizuar mbi 500 gola në karrierë.

Kjo ka bërë që në fjalorin e gjuhës spanjolle të shtohet edhe një fjali që ka të bëjë me Messin, transmeton Telegrafi.

Në fakt, bëhet fjalë për fjalën “inmessionante” që ka disa kuptime në gjuhën spanjolle dhe përkufizohet me sulmuesin argjentinas.

Përkufizimi:

1. Mënyra perfekte e të luajturi futboll, aftësi të pakufizuar të vetëpërmirësimit.

2. Përshkruan lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Messi gjatë karrierës së vetë ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me skuadrën katalonase, ndërsa ende nuk është shpallur kampion në ndonjë garë me kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/