Messi shpërthen me dy gola dhe një asistim, Inter Miami merr fitore në ndeshjen e tetë golave

Lionel Messi ishte sërish vendimtar për Inter Miamin në fitoren spektakolare 5-3 ndaj Cincinnati, duke regjistruar dy gola dhe një asist.
Ndeshja u kthye në një triller të vërtetë në minutat e fundit, pasi Miami përmbysi rezultatin pas minutës së 79-të.
Messi hapi rezultatin në minutën e 24-të pas një devijimi nga mbrojtësi Matt Miazga, ndërsa Kevin Denkey barazoi me penallti para pushimit.
Në pjesën e dytë, Pavel Bucha dhe Evander i dhanë avantazh Cincinnati-t, por Messi reagoi menjëherë me golin e tij të dytë pas asistit të Luis Suárez.
Kur dukej se Cincinnati po kontrollonte ndeshjen, zëvendësuesi Mateo Silvetti barazoi në 3-3 në minutën e 79-të. Vetëm pesë minuta më vonë, German Berterame realizoi golin vendimtar për 4-3, ndërsa goli i pestë i Miami-t u regjistrua si autogol i portierit Roman Celentano pas goditjes së Messit.
Another iconic night for the captain. @leomessi 🎩🏆 #IconOfTheMatch @RoyalCaribbean pic.twitter.com/fSL0iBLqJC
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) May 14, 2026
Kjo ishte ndeshja e 21-të me shumë gola në MLS për Messin që nga debutimi i tij në vitin 2023 — rekord absolut në ligë. Me 12 gola këtë sezon, ai vazhdon të jetë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.
Trajneri i Miamit, Guillermo Hoyos, e vlerësoi paraqitjen e Messit dhe veteranëve të tjerë.
“Messi, Rodrigo De Paul dhe Luis Suárez e ngrenë MLS-në në një nivel tjetër. Ajo që bënë sot ishte brilante", tha Hoyos.
Humbja ishte historike edhe për Cincinnatin, sepse ishte hera e parë në 64 ndeshje nën trajnerin Pat Noonan që skuadra humbi pasi kishte epërsi pas minutës së 75-të. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






















































