LAJMI I FUNDIT:

Messi po qëndron: Cilat do të jenë pasojët e këtij vendimi te Barcelona

Messi po qëndron: Cilat do të jenë pasojët e këtij vendimi te Barcelona

Telenovela më e madhe e verës ka përfunduar kur Lionel Messi tregoi vendimin e tij për të qëndruar në Barcelonë.

Argjentinasi foli për të gjithë procesin që e ka sjellë marrëdhënien e tij me klubin në këtë pikë dhe identifikoi vetëm një armik: Josep Maria Bartomeun.


Kështu që edhe për një sezon më shumë, Messi do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën, por kjo mund të ketë edhe pasoja.


Kufijtë financiarë

Ndërsa COVID-19 ka ndikime të mëdha në llogaritë e klubeve, Barcelona do të duhet të pranojë që ata do të shpenzojnë të paktën 100 milionë euro si rezultat i Messit.

Kjo pasi ata duhet të pagujnë pagën e tij, ndërsa do të largohet falas pas një vit.

Nënshkrimet e mundshme si Lautaro Martinez, Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay tani duken të pamundura.


Çarje institucionale

Messi po qëndron, por ai u përkujdes që të godas drejtuesit e klubit, duke thënë se nuk kanë asnjë projekt.

“E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt ose ndonjë gjë për një kohë të gjatë”.

“Ata mashtrojnë dhe mbulojnë vrima ndërsa gjërat kalojnë”, ka thënë Messi për Goal.com.

Marrëdhënia midis tij dhe Bartomeu nuk mund të ishte dëmtuar më shumë se sa tash, ndërsa tifozët do të presin me padurim zgjedhjet që do të mbahen në mars.


Tifozët të ndarë

Kapitujt e ndryshëm që janë shpalosur gjatë javëve të fundit kanë lënë gjithashtu tifozët të ndarë në dy grupe. Kritikët e Messit janë rritur në numër dhe paraqitjet e ardhshme nëse do të ishin të këqija, mund të shkaktojnë edhe ndonjë reagim më të madh.

Messi mund të mos jetë aq i paprekshëm sa ka qenë më parë.


Atmosfera në dhomat e zhveshjes

Kapiteni po qëndron, por ka të ngjarë që disa nga shokët e tij të skuadrës dhe miqtë e tij më të mirë të largohen. Të gjithë sytë janë tani drejt Luis Suarezit, i cili duket se do të largohet së shpejti, ndërsa Arturo Vidal është një tjetër aleat i Messit që sigurt se do të largohet.

Vetëm Jordi Alba dhe Sergio Busquets pritet të qëndrojnë akoma.

Sa i përket trajnerit, karakteri i fortë i Ronald Koeman ishte i njohur para se të merrte punën dhe ai nuk humbi kohë për ta treguar atë, madje edhe me vetë Messin.


Marrëdhënia midis trajnerit dhe numrit 10  do të jetë thelbësore për të parë se si do të shkojë sezoni 2020/21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori