LAJMI I FUNDIT:

“Messi nuk ishte askund”

“Messi nuk ishte askund”

Rio Ferdinand ka kritikuar paraqitjen e Lionel Messit ndaj PSG-së.

Barcelona humbi me rezultat të thellë 4-0 ndaj PSG-së në një paraqitje ekipore që lë shumë për të dëshiruar.


Megjithatë, ish-mbrojtësit anglez, Ferdinand, i doli punë me argjentinasin Messi, i cili sipas tij nuk bëri asgjë, pasi dukej i brengosur.

"Messi te PSG? Kurrë mos thuaj kurrë!"
Lexo po ashtu "Messi te PSG? Kurrë mos thuaj kurrë!"

“Shumë herë ne jemi ulur këtu dhe kemi thënë se “Messi nuk bënë asgjë” dhe pastaj ai shpërthente, por sot, ai nuk luftoi”, ka thënë Ferdinand, përcjell Telegrafi.

“Ai është një futbollist fantastik, por gjithë natën ishte i plogësht, dukej i  brengosur”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/