LAJMI I FUNDIT:

Messi në një dimension më ndryshe: Vjedhurazi han çokollata, nuk ka kohë për veten e deri te fëmijët që nuk e dinë se kë e kanë baba

Messi në një dimension më ndryshe: Vjedhurazi han çokollata, nuk ka kohë për veten e deri te fëmijët që nuk e dinë se kë e kanë baba

Leo na mirëpret në qytetin e sportit. Ai arrin i buzëqeshur dhe i lumtur, dëshmi se gjërat shkojnë mirë për të, si kolektivisht por edhe individualisht. Kështu e nis shkrimin ekskluziv gazeta e përditshme sportive spanjolle, Marca, e cila ka realizuar një intervistë me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.

Ky i fundit është një person që është pjekur me kalimin e kohës dhe që tani pasion të madh e ka familjen. Për çdo gjë konsultohet dhe flet me Antonellën, ndërsa flet edhe ndjesinë e të qenit baba.


Lionel Messi gjatë intervistës për Marcan

Çfarë ka mbetur prej Messit të moshës 13 vjeçare kur ka arritur në Barcelonë?
Iluzioni dhe dëshira janë të njëjta. Natyrisht, ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe shumë gjëra kanë ndodhur, si brenda dhe jashtë fushës.

Si të ka ndryshuar familja, stabiliteti i një marrëdhënieje me Antonellën dhe lindja e fëmijëve?
Është një ndryshim shumë i madh në gjithçka. Ju filloni t’i shihni gjërat më ndryshme, në një mënyrë tjetër dhe e vërteta është se të qenit babai është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetën time. Të kesh dy fëmijë dhe të presësh për një tjetër është fantastike. I pari ishte një ndjenjë e pabesueshme, ashtu edhe i dyti, gjithashtu edhe i treti.

Argjentinasi duke u argëtuar me dy djemtë

Si kalon dita me fëmijët tuaj?
Dita ime është shumë e bazuar në fëmijët. Në mëngjes i dërgoi në shkollë dhe kur të kthehem nga stërvitja,praktikisht ne duhet të merremi me Thiagon. Kur ai shkon në shkollë ne përpiqemi ta kalojmë kohën së bashku me Antonellan dhe Mateon deri në kohën e darkës. Pasi i vëmë ata në shtrat të gjumit, ne përpiqemi të bëjmë gjëra mes nesh për të kaluar kohën. Si çdo familje normale. Fëmijët e mi nuk e kuptojnë se kush jam unë. Mateo më shikon çuditshëm kur më kërkojnë autografe.

A ju kërkojnë fëmijët që të luani futboll me ta në shtëpi?
Ata nuk më kërkojnë të luajmë futboll, por nganjëherë edhe e bëjnë, sidomos Mateo, i cili është më i riu. Thiago tashmë është duke shkuar në stërvitje të futbollit, por nuk më kërkojnë shumë të luajmë në shtëpi.

Messi dhe familja në fushë pas fitimit të titullit të kampionit gjatë vitit 2017

Dhe kur hedh topin te Mateo, me cilën këmbë vepron ai?
Me të djathtën, të dy fëmijët luajnë me të njëjtën këmbë.

Kur jeni në shtëpi, a flisni për futbollin me Antonelën dhe fëmijët apo shkëputeni krejtësisht prej sportit?
Ne flasim shumë pak për futbollin në shtëpi. Diçka shumë konkrete duhet të ndodhë në klub apo në ekipin kombëtar, në mënyrë që të mund të merremi me atë çështje në shtëpi.

Çfarë kërkojnë fëmijët tuaj? A e kuptojnë se kush është Leo Messi?
Mateo, padyshim, jo ende. Ai duket i çuditshëm kur dikush vjen për të kërkuar fotografi ose autografe. Nuk i kupton. Thiago tashmë ka filluar ta kuptojë, pak a shumë. Ai pëlqen të shkojë në fushë dhe të shikoj futboll, por ende nuk e kupton plotësisht atë. Në shtëpi më sheh mua dhe më thërret Leo Messi pasi që kështu është mësuar nga miqtë e tij, ai ende nuk e kupton fare.

Messi duke e dërguar djalin në shkollë

Çfarë do të bënë në të ardhmen, a do të jetë trajner ose më mirë ta shohë veten duke jetuar në heshtje dhe duke luajtur golf?
Unë nuk e di se çfarë do të bëjë. Kemi folur disa herë në familje për mënyrën se si do ta kalojë kohën kur karriera ime e futbollit të ketë përfunduar, por është diçka që nuk e kam përcaktuar. Gjithmonë kam thënë se si trajner nuk e shoh veten, nuk e ndjej. Kur kalojnë disa vjet, ndoshta ka ndryshime, por sot nuk e shoh veten.

Një koleg i juaj më ka thënë se është ‘ashti’. A është më tepër puna fizike apo ushqimi fryt i sukseseve tua?
Unë nuk bëj asgjë të veçantë. Kujdesen për ushqimin tim për vite të tëra. Pas punës përpiqem që të forcojë edhe më tepër eshtrat dhe gjëra të vogla. Nuk bëjë shumë palestër.

Messin, rrallë e përmall e shohim si kuzhinier

A te pëlqen te gatuash?
Jo, kurrë nuk e kam sprovuar veten. Do të isha në gjendje të bëja diçka, por nuk e vura në atë pozitë.
Bëj një jetë familjare dhe normale, por ndonjëherë do të doja të shkoja pa u vënë re .

Na tregoni diçka që ju nuk e keni fshirë nga dieta juaj?
Çokollata. Është e vështirë për mua pa të. Edhe tani, herë pas here mëkatoj me çokollatë.

Messi dhe djali Mateo duke bërë një sy gjumë

A është gjumi ende i shenjtë për ju?
Jo, jo më dhe e vërteta është se më mungon. Kur jeni me familje, është e vetmja kohë që dremitni paksa. Tani nuk kam kohë.

A shihni shumë ndeshje?
Po, më pëlqen të shikoj futboll. E ndjek mjaftueshëm.

A ka ndonjë ligë të veçantë që e shikoni në televizion?
Jo, unë shoh gjithçka në përgjithësi. Natyrisht, lojërat e ligës të Spanjës, Anglisë dhe futbollit argjentinas, edhe pse oraret më kushtojnë shumë. Unë ndjek gjithçka ngapak.

A është lehtë të jesh Leo Messi?
Unë jam një person normal që përpiqet të bëjë një jetë familjare. Po është e vërtetë që shumë herë do të dëshiroja të shkoja pa u vënë re dhe të bëja një jetë normale, pa menduar se gjatë gjithë kohës po më vëzhgojnë njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori