LAJMI I FUNDIT:

Messi i kërkon falje bashkëlojtarit pasi që e cilësoi si fans pas fotografisë me të (Foto)

Messi i kërkon falje bashkëlojtarit pasi që e cilësoi si fans pas fotografisë me të (Foto)
MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Lionel Messi of Argentina leaves the field during the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Lionel Messi është detyruar të kërkojë falje për sulmuesin e Zenitit, Sebastian Driussi pasi ka gabuar duke cilësuar bashkëlojtarin një tifoz të tijin.

Ylli i Barcelonës ka qenë këto dy ditë në Rusi për shkak të një miqësore ndërkombëtare me Argjentinën, të cilën e fituan sot (e shtunë) me rezultat minimal 1-0.


Përpara kësaj konference, 30-vjeçari ka përmbushur raundin e tij të zakonshëm të fotografive dhe autografeve.

Argjentina mposht Rusinë në miqësore luksi (Video)
Lexo po ashtu Argjentina mposht Rusinë në miqësore luksi (Video)

Mes atyre që kanë bërë fotografi dhe kanë rrëmbyer një moment me pesë herë Topin e Artë është sulmuesi argjentinas, Driussi, edhe pse Messi fillimisht dështoi ta njohë atë.

Sulmuesi i Zenitit ka ngarkuar foton e tij në rrjetin social Instagram me titullin: “Faleminderit idhull për foton. Leo Messi”.

Gracias por la foto IDOLO?? @leomessi

A post shared by Sebastian Driussi ?? (@sebadriussi.11) on Nov 7, 2017 at 3:47am PST

Pasi e kuptoi se me cilin ishte fotografuar, Messi më vonë kërkoi falje dhe pranoi në Fox Sports Argjentina se ai është plotësisht i vetëdijshëm se kush është ish-ylli i River Plate, Driussi.

“Ndihem keq që nuk e njihja atë në atë moment, sepse unë e njoh atë. Unë e di se kush është ai”, ka thënë fillimisht Messi.

Del Piero poston një fotografi me tre yjet e Argjentinës dhe ka një pyetje interesante për tifozët e futbollit (Foto)
Lexo po ashtu Del Piero poston një fotografi me tre yjet e Argjentinës dhe ka një pyetje interesante për tifozët e futbollit (Foto)

“Kur më kërkoi për fotografi, mendova se ai ishte një nga tifozëve që gjithmonë po presin për një fotografi”.

“Kur e pashë fotografinë në Instagram unë i kërkova falje atij. Kemi shkëmbyer mesazhe në të kaluarën përmes dikujt tjetër dhe ne ndajmë të njëjtin artist të tatuazhit”, ka shpjeguar ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori