LAJMI I FUNDIT:

Messi kalon Mbappe për të vendosur rekord të ri te Paris Saint-Germain

Messi kalon Mbappe për të vendosur rekord të ri te Paris Saint-Germain

Një ndër artikujt më të lakmuar në botën e futbollit janë fanellat e futbollistëve dhe aq më tepër nëse janë ato origjinale dhe të përdorura gjatë një ndeshje.

Për këtë arsye, që nga nëntori i kaluar, Paris Saint-Germain përdori një strategji të re marketingu që konsistonte në nxjerrjen në ankand të fanellave të lojtarëve të tyre pas ndeshjeve.


Kjo ndodhi për herë të parë me fanellat e përdorura gjatë fitores 5-0 të Auxerre në Ligue 1 më 13 nëntor dhe kishte një çmim bazë prej 199 euro (në dyqan zakonisht është 113 euro).

Më e popullarizuara nga katër fanellat në shitje ishte ajo e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos, e cila arriti në 3,419 euro, përpara atyre të Marco Verratti (2,611 euro), Nuno Mendes (2,600 euro) dhe Achraf Hakimi (1,600 euro).

Fanella e Mbappes u shit për 15 mijë euro

Fanellat nga fitorja e PSG-së ndaj Strasburgut dhe humbja nga Lens ishin sërish për në ankand për t’u ‘rrëmbyer’, me më të shtrenjtat në të dyja rastet ishin ato të sulmuesit francez Kylian Mbappe.

E para u ble për 15,017 euro dhe e dyta për 14,083 euro dhe të dyja ofertat u bënë nga blerës me origjinë kineze.

Messi thyen rekordin e Mbappes

Por, Lionel Messi më pas theu këtë rekord në ankand pas ndeshjes së fundit kundër Angers.

Në kthimin e tij në Ligue 1, fanella e argjentinasit tashmë është vendosur të jetë një ankand rekord, edhe pse kanë mbetur edhe 24 orë për të përfunduar.

Beteja për fanellën me numër 30 po udhëhiqet nga ofertues nga Kina, Spanja, Britania e Madhe, Japonia dhe Italia, dhe aktualisht një individ kinez kryeson garën me një ofertë prej 22,006 euro.

Duhet theksuar se të gjitha fondet e mbledhura nga Paris Saint-Germain në këtë aksion shkuan për fondacionin bamirës të klubit.

“Të ardhurat e mbledhura nga këto fanella do të përdoren për të vazhduar zhvillimin dhe rritjen e klubit dhe do të përdoren për disa projekte të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori