LAJMI I FUNDIT:

Messi e zë në befasi Suarezin me një video-mesazh gjatë prezantimit te Nacional

Messi e zë në befasi Suarezin me një video-mesazh gjatë prezantimit te Nacional

Për herë të parë në 16 vjet, ligat evropiane do të jenë pa Luis Suarez. Pas skadimit të kontratës së tij me Atletico Madridin, El Pistolero vendosi të kthehej në shtëpi te Nacional në Uruguai.

Sulmuesi e filloi karrierën e tij me Nacionalin, një nga dy gjigantët e futbollit uruguaian dhe ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore që do t’i zgjasë deri në fund të vitit.


Të dielën ai u prezantua para fansave në “Estadio Gran Parque Central”, ku mijëra njerëz shkuan për të parë kthimin e tij në shtëpi. Në një prekje të këndshme, Suarez kishte kërkuar hyrje falas për të gjithë fëmijët nën moshën 12 vjeç.

E kërkonte vetëm një foto me Messin, por sigurimi e tërhoqi zvarrë tifozin e vogël - argjentinasi u detyrua të ndërhynte
Lexo po ashtu E kërkonte vetëm një foto me Messin, por sigurimi e tërhoqi zvarrë tifozin e vogël - argjentinasi u detyrua të ndërhynte

Krahas një numri yjesh uruguaianë dhe një koncerti për mirëseardhjen e tij, Suarezit iu dërgua një mesazh edhe nga Lionel Messi.

“Përshëndetje mik! Epo, ti je tashmë atje. Doja të të dërgoja një përqafim të madh. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re. E di sa e rëndësishme është për ty të jesh atje në Nacional, në shtëpinë tënde, në vendin tënd pas kaq shumë kohësh. Për t’u përgatitur për Kupën e Botës”.

Luis Suarez zbarkon në vendlindjen, bashkohet me Nacionalin
Lexo po ashtu Luis Suarez zbarkon në vendlindjen, bashkohet me Nacionalin

“Unë të uroj më të mirat. Tani më duhet të ndjek Nacionalin edhe nga këtu. Ne, tifozët e Newell’s, nuk kemi kujtime të mira me Nacional. Ti tashmë e di që të dua shumë dhe bëjë gjithçka për ty. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti”, thuhet në video-mesazhin e argjentinasit.

Messi po i referohet finales së Copa Libertadores të vitit 1988, kur ekipi i tij i fëmijërisë Newell’s Old Boys humbje 3-1 ndaj Nacional. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori