LAJMI I FUNDIT:

Messi e pranon që po i mungon Barcelona dhe se po planifikon rikthimin

Messi e pranon që po i mungon Barcelona dhe se po planifikon rikthimin

Lionel Messi e ka pranuar se po i mungon Barcelona teksa është hapur për mundësinë e rikthimit tek ish-klubi i tij në një të ardhme të afërt.

37-vjeçari do të kujtohet gjithmonë si një legjendë e blaugranasve duke marrë parasysh 17 vitet e suksesshme që i kaloi në ‘Camp Nou’.

Pasi u largua nga Barcelona në 2021, Messi shijoi dy periudha tek PSG dhe Inter Miami përkatësisht duke vazhduar të shtojë numrin e tij të trofeve.


Por legjenda argjentinase ka insistuar se ai nuk është ende i gatshëm që t’ia kthejë klubit shpinën, duke paralajmëruar për një ribashkim i mundshëm në të ardhmen.

“Më mungon ky klub shumë, qyteti, njerëzit, afeksioni. Shpresoj se ne do të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë klub më të madh”, ka thënë Messi fillimisht.

Messi flet në 125 vjetorin e Barcelonës, ka disa fjalë të mëdha për La Masian
Lexo po ashtu Messi flet në 125 vjetorin e Barcelonës, ka disa fjalë të mëdha për La Masian

Fituesi i Kupës së Botës refuzoi që ta përjashtojë mundësinë që të rikthehet atje ku nisi karriera e tij.

“Unë e kam ndërmend të rikthehem sepse qyteti dhe klubi do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Ky klub i cili është shumë i veçantë dhe ndryshe, po vazhdon të rritet dhe të na përfaqësojë neve ashtu siç ka bërë gjithmonë”.

“Është një nder që të shoh se si po reflekton ekipi i parë vlerat të cilat ne i duam shumë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Ligat tjera
Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Ligat tjera
Real Madridi shembet nën furinë franceze – PSG përballet me Chelsean në finalen e Botërorit për Klube

Real Madridi shembet nën furinë franceze – PSG përballet me Chelsean në finalen e Botërorit për Klube

Ligat tjera
Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Ligat tjera
Xavi Simons drejt Bayernit – talenti holandez kërkon një tjetër hap të madh në karrierë

Xavi Simons drejt Bayernit – talenti holandez kërkon një tjetër hap të madh në karrierë

Bundesliga
Kalo në kategori