LAJMI I FUNDIT:

Messi: Barca më shumë se MSN

Messi: Barca më shumë se MSN

Lionel Messi insiston se Barcelona është më shumë se sa treshja e famshme sulmuese, MSN.

Argjentinasi ka folur në një ngjarje të një sponsori, se skuadra e Barcës është e fortë dhe e unifikuar dhe nuk ndjen se sulmuesit janë gjithçka.


“Barca nuk varet nga të tre ne. Është një skuadër e thellë dhe ka më shumë se tri lojtarë”.

“Lojtarët tanë janë impresivë dhe nuk varen nga tri sulmues. Ne po tentojmë qët ë sjellim më të mirën e ekipit në fazën ofensive dhe defensive, por nuk besoj se ekipi varet nga ne”.

“Çelësi është marrëdhënia e mirë që nuk ekziston vetëm mes treshes, por edhe në zhveshtore”, deklaroi Messi. /Telegrafi/