LAJMI I FUNDIT:

Messi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

Messi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

Eden Hazard është bërë lojtari i fundit që ka dhënë opinionin e tij mbi debatin se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe nëse mund të keni menduar se ai do të zgjedhte në mes të Ronaldos dhe Messit, belgu në fakt i ka ‘injoruar’ që të dy.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, i cili mori fanellën me numrin ikonik 7 në “Santiago Bernabeu” kur u transferua në 2019, është një tifoz i shumë kualiteteve që Messi dhe Ronaldo posedojnë.


Ai nuk e ka vënë në pikëpyetje suksesin e asnjërit prej tyre e as ndikimin që kanë pasur në futbollin modern.

Megjithatë, Hazard është i mendimit se ish-reprezentuesi francez Zinedine Zidane është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Hazard tregon arsyen pse ka refuzuar kalimin tek PSG dhe kundërshton Ronaldon mbi një çështje
Lexo po ashtu Hazard tregon arsyen pse ka refuzuar kalimin tek PSG dhe kundërshton Ronaldon mbi një çështje

“Për mua Messi është më i mirë (në krahasim me Ronaldon), por njerëzit kanë mendime të ndryshme mbi këtë temë, Ronaldo është më i mirë në histori në aspektin e golave dhe trofeve që sjell në ekip”.

“Ky njeri wow, shikojeni atë tani, ai është 39-vjeçar por do të shënojë gola deri sa të mbush 50, më besoni. Stili im i lojës është më shumë si i Messit, por për mua më i miri është Zidane”, ka thënë Hazard.

Aventura e Hazardit me fanellën e Real Madridit doli të ishte e pasuksesshme duke rezultuar më vonë me pensionim të tij nga futbollit, por Messi dhe Ronaldo që ndajnë 13 Topa të Artë mes tyre, po vazhdojnë të luajnë tek Inter Miami dhe Al Nassr respektivisht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori