LAJMI I FUNDIT:

Hazard tregon arsyen pse ka refuzuar kalimin tek PSG dhe kundërshton Ronaldon mbi një çështje

Hazard tregon arsyen pse ka refuzuar kalimin tek PSG dhe kundërshton Ronaldon mbi një çështje

Eden Hazard ka zbuluar arsyen pse ka refuzuar që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, ndërsa nuk është pajtuar me fjalët e Cristiano Ronaldos për fuqinë e Ligës Saudite.

Hazard vendosi që t’i ‘var këpucët në gozhdë’ në dhjetor të 2022, gjashtë muaj pasi u lirua nga Real Madridi.


Vitet e tij të fundit të karrierës u shoqëruan me një seri të lëndimeve dhe mungesës së formës, por Hazard u bë njëri ndër sulmuesit më të mirë në planet gjatë shtatë viteve që kaloi tek Chelsea.

Në një intervistë në ‘The Obi One Podcast’, i shoqëruar nga ish-bashkëlojtari i tij tek Chelsea, John Obi Mikel, Hazard zbuloi se ai kishte pasur një ofertë nga PSG-ja dhe dha një arsye të qartë pse ai nuk do t’i bashkohej asnjëherë atyre.

Eden Hazard ishte shumë afër kalimit tek rivali i Chelseat, por legjenda e klubit ia ndryshoi mendjen
Lexo po ashtu Eden Hazard ishte shumë afër kalimit tek rivali i Chelseat, por legjenda e klubit ia ndryshoi mendjen

“Parisi ishte klubi që u mundua të nënshkruaj me mua çdo verë, gjatë kohës sa isha duke luajtur tek Chelsea. Unë gjithmonë kam thënë, klubi im në Francë është Lille. Unë nuk do të shkoj tek një klub tjetër përveç Lille, dhe isha i qartë me ata. E dua futbollin, i dua tifozët, dhe kur them diçka, as paratë nuk më interesojnë”, ka thënë Hazard.

Hazard gjithashtu u pyet edhe për komentin që dha Ronaldo, kur pretendoi se kualiteti në Ligën Saudite është më i mirë sesa ai në Ligue 1.

“Nëse shikoni tani ligën në Arabinë Saudite, ata kanë lojtar të mëdhenj. Ata vetëm se nuk janë ekipe të mëdha. Në Francë, ndoshta ka më pak lojtar të mëdhenj, por ata funksionojnë më shumë si ekip”.

Përkundër thirrjeve nga Ronaldo, djali i tij e injoroi në ceremoninë nderuese të Al Nassr U-13
Lexo po ashtu Përkundër thirrjeve nga Ronaldo, djali i tij e injoroi në ceremoninë nderuese të Al Nassr U-13

“Unë jam i sigurt se nëse një ekip nga Ligue 1 luan ndaj një ekipi të Arabisë Saudite, ata do të fitojnë. Ndoshta jo me lehtësi ashtu siç njerëzit mendojnë, por them se do të fitonin”.

“Niveli i futbollit në Francë është i mirë. Unë po e përcjell ligën franceze dhe ata kanë talent, kanë lojtar të rinj dhe mund të luajnë futboll”, përfundoi sulmuesi belg./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori