Mes tjerash, femrave u pëlqen që të rregullohen ashtu që të duken sa më bukur para partnerit të tyre. Por, nëse nuk e keni ditur, disa meshkuj më shumë pëlqejnë që t’ju shohin në një formë më të relaksuar (në variantin shtëpiak), sesa me pantallona të ngushta dhe take të larta.
Secila femër është e parezistueshme në formën e vet. Të gjitha ato mundohen të duken sa më mirë, ndërsa meshkujve u pëlqejnë gjërat krejtësisht të thjeshta, transmeton Telegrafi.
P.sh. atyre u pëlqen shumë kur femra nuk ka makijazh, gjegjësisht kur fytyra e saj është e mbuluar vetëm me pudër, ndërsa qerpikët janë të zgjatur me maskarë.
Besoni ose jo, meshkujve u pëlqen shumë kur brekët dhe jelekët tuaj nuk janë pjesë e kompletit. Tregojini se nuk jeni përgatitur për një natë pasionante dhe kjo do ta eksitojë edhe më shumë.
Të gjithë atyre u pëlqejnë femrat sharmante, të cilat kanë sens për humor, prandaj kohë pas kohe tregoni ndonjë barsoletë.
Tregoni se jeni argëtuese dhe me vetëbesim.
Kur ai nuk është i disponuar, mundohuni ta ‘detyroni’ të qeshë, thojani atë që dëshiron ta dëgjojë dhe tregoni se jeni sensuale.
Po ashtu, mos harroni se meshkujve u pëlqejnë linjat trupore pakëz të plota. Mos u turpëroni nga trupi juaj. Ndërsa kur të shkoni në krevat vishni një bluzë të rehatshme, nuk do të thotë se gjithmonë duhet të vishni të brendshme seksi për të. Dhe mos u shqetësoni nëse i keni flokët e rregulluara.
Dhe mbani mend, meshkujve u pëlqen shumë kur femra krijon kontakt me sy me ta, prandaj mos u turpëroni dhe mos e largoni shikimin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘Skuqja e perëndimit’: Tendenca më e lezetshme e grimit
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Charlotte nga ‘Sex and the City’ hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale
Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?
Pse partneri juaj ka qejf t’i shikojë femrat tjera?
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Gigi Hadid: Leksione për bukurinë me të cilat na ka mësuar manekinia
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë