Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.


Pesë ditë para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Në listën që ka shpalosur Bunjaki, figurojnë 22 lojtarë, dhe vetëm njëri vjen nga Vala Superliga e Kosovës (portieri Bledar Hajdini).

Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes, si Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.

Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Lojtari më me vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.

Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë Portierë:Samir Ujkani – 500 mijë euro Adis Nurkovic – 200 mijë euro Bledar Hajdini- Mbrojtës:Mërgim Vojvoda -100 mijë euro Benjamin Kololli -600 mijë Fanol Perdedaj -700 mijë Leart Paqarada -700 mijë Alban Pnishi -500 mijë Amir Rrahmani – 1 milion e 750 mijë Avni Pepa -150 mijë Fidan Aliti -250 mijëMesfushorë:Herolind Shala -1 milion e 250 mijë Alban Meha -1 milion e 800 mijë Eroll Zejnullahu -900 mijë Enis Alushi -550 mijë Valon Berisha -2 milionë e 500 mijë Milot Rashica -2 milionë e 750 mijë Arbër Zeneli -3 milionë e 500 mijë Bernard Berisha- 1 milion e 500 mijëSulmues:Albert Bunjaku -300 mijë Vedat Muriqi -1 milion

telegrafi sport app