Çifti i popullarizuar mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle, ditë më parë u bënë prindër për herë të parë.

Foshnja e tyre lindi të hënën në orën 5:26 të mëngjesit, duke peshuar shtatë kilogramë, ndërsa Duka dhe Dukesha thanë se i porsalinduri kishte fjetur mirë ditët e para dhe nuk ka pasur probleme.

Meqë, emri i foshnjës para së të lindte ishte shumë i komentuar, më në fund është mësuar dhe çifti ka vendosur ta quajë Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Të gjitha lajmet nga Meghan Markle Të gjitha lajmet nga Meghan Markle

Dukesha e Sussexit zgjodhi një vend luksoz për të lindur djalin e saj, në të cilin shërbejnë shampanjë dhe karavidhe dhe që kushtoi plot 20.000 funte (23.350 euro).

Ndërkaq, edhe princi Harry ka qenë prezent në lindjen e djalit të tij, edhe pse ishte spekuluar se do të jetë në një udhëtim zyrtar. /Telegrafi/