LAJMI I FUNDIT:

Mësohet e vërteta pse trajneri përjashtoi futbollistin shqiptar

Mësohet e vërteta pse trajneri përjashtoi futbollistin shqiptar

Më në fund zbardhet edhe arsyeja e largimit të Ergys Kacces nga Vitkoria Plzen.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” është pikërisht trajneri i skuadrës çeke, Roman Pivarnik, i cili ka shprehur pakënaqësi lojtarin shqiptar për mosimpenjim maksimal gjatë seancave stërvitore, por kjo nuk ka qenë gjithçka. Për “isport.blesk.cz”, u shpreh:


“Kaçe është një lojtar cilësor dhe nga ai prisnim shumë. U aktivizua në Europa Ligë dhe një ndeshje në kampionat. Në përballjen kundër Astras, u zëvendësua në minutën e 61-të, pa lënë shumë gjurmë. E aktivizova titullar dhe pati shansin që të tregonte veten, por nuk ia doli.”

“Që nga ai moment, fillova të kem dyshimet e mia nëse duhet ta mbanim në ekip apo të merrnim një vendim të menjëhershëm për ta dërguar te të rinjtë.”

“Gjithsesi, me stafin vendosëm t’i jepnim një shans që të na vërtetonte aftësitë e tij gjatë seancave stërvitore. Gjë e cila nuk ndodhi. Shpesh nuk bënte maksimalisht atë që unë kërkoja dhe kjo gjë reflektohej në çdo ndeshje që ka zbritur në fushë me skuadrën tonë.”

“Pas zëvendësimit me Astran në minutën e 61-të, të nesërmen paraqiti alibinë e tij për shqetësime në këmbë. Në këtë moment, isha i detyruar që ta dërgoja në skuadrën e të rinjve, që të mund të kishte shanse të stërvitej me një tjetër ritëm.”

“Nga të dhënat që mora prej stafit, ai kish kërkuar leje për t’u larguar disa ditë nga Çekia dhe nuk ishte paraqitur në skuadrën e të rinjve për disa ditë. Nuk mund ta toleroja këtë sjellje dhe vendosa që do të ishte i pari që do të linte skuadrën në merkaton e janarit.”

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori