LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt kërkojnë femra që ngjajnë me nënat e tyre

Meshkujt kërkojnë femra që ngjajnë me nënat e tyre

Sipas hulumtimeve të kryera nga “Eharmony”, 64% e meshkujve janë në lidhje me një femër e cila ka trajta shumë të ngjashme personaliteti me nënën e tyre.

Ky hulumtim vjen pas një testi të personalitetit që është krijuar nga kompania e lartcekur, e cila i vlerëson meshkujt, partneret e tyre dhe nënat e meshkujve në aspektin psikologjik.


Hulumtimi i ka krahasuar 17 trajta kyçe personaliteti të partnereve të meshkujve dhe nënave të tyre, ndërkaq ka zbuluar se nivelet e tolerancës – pra respektimi dhe vlerësimi i mendimeve të njerëzve tjerë – është një prej trajtave kryesore që e ndajnë nënat me partneret e djemve të tyre.

Përveç kësaj, meshkujt gjithashtu kërkojnë femra të cilat kanë mendim të ngjashëm me nënat e tyre për çështjet si monogamia dhe gatishmëria për të ndjerë mëshirë ndaj tjerëve. /Telegrafi/