LAJMI I FUNDIT:

Meshkuj, këto janë të gjitha këshillat që duhet t’i dini për qethje dhe rrojë

Meshkuj, këto janë të gjitha këshillat që duhet t’i dini për qethje dhe rrojë
shutterstock

Ka disa gjëra të caktuara të cilat çdo mashkull duhet t’i dijë për t’u kujdesur për pamjen e vet

Gjithmonë tregoni berberit se sa kohë ka kaluar qysh nga hera e fundit kur i keni prerë flokët.


Berberët e dinë sa kohë i nevojiten flokëve të rriten, prandaj, nëse ju tregoni se sa kohë ka kaluar qysh nga prerja e fundit, ata mund ta imagjinojnë se si i keni pasur flokët atëherë, transmeton Telegrafi.

Përshtatni flokët me formën e fytyrës

Nëse keni fytyrë rrethore, preni flokët më shumë anëve. Por, nëse keni fytyrë më të gjatë, kërkoni flokë më të gjatë anëve.

1-always-tell-a-new-barber-how-long-its-been-since-your-last-haircut

Preni flokët çdo një muaj

Nëse keni flokë të shkurtra, këtë duhet ta bëni më shpesh, por nëse i keni flokët e gjata, atëherë është në rregull të pritni një muaj deri në një muaj e gjysmë.

Pastroni flokët vetëm tri herë në javë

Shumica e profesionistëve të flokëve pajtohen se flokët duhet të pastrohen më së shumti tri herë brenda jave. Disa berberë, si Van Capizzano, këshillojnë edhe shmangien e shamponit. /Telegrafi/