LAJMI I FUNDIT:

‘Mesazhi për shqiptarët’, çfarë tha Bregoviq përpara performancës së tij në Korçë

‘Mesazhi për shqiptarët’, çfarë tha Bregoviq përpara performancës së tij në Korçë
Foto: E huazuar

Mbrëmjen e shkuar (e diel) është zhvilluar nata finale e ‘Festës së Birrës’ në Korçë.

Festivali pesëditor, tashmë i kthyer në traditë, u mbyll me koncertin e këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.


Ashtu siç ishte paralajmëruar, muzikanti nisi koncertin me këngën shqiptare “Kosovska”.

Përpara se të ngjitej në skenë, Bregoviq në një prononcim për ‘News 24’ tha se ishte shumë i lumtur që po merrte pjesë në një koncert të tillë.

(Foto: Screenshot/Panorama)

Tutje shtoi se ndihet i lumtur që ndodhet në këtë festë dhe shpreson që njerëzit të argëtohen me performancën e tij, meqenëse kanë dy vite që nuk janë në skenë për shkak të pandemisë.

Trazirat gjatë Festës së 'Birrës në Korçë' - kapet 21 vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviq
Lexo po ashtu Trazirat gjatë Festës së 'Birrës në Korçë' - kapet 21 vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviq

“Jam i lumtur që jam këtu. Jam shumë i lumtur të jem këtu. Shpresoj t’ju pëlqej koncerti sot. Është verë, duhet të bëjmë qejf. Do të jetë qejf, hare, zbavitje, për ju dhe për ne që jemi në skenë. Sepse kemi dy vite që nuk dalim në këto koncerte. Do të jetë një çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, nuk jeni normalë”, tha Bregoviq.

I pyetur nëse ka një mesazh për shqiptarët, ai tha: “Do të jetë çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nukmendeni, s’jeni normal”.

Koncerti i tij nga ana tjetër nuk kaloi pa incidente, u raportua se është kapur një 21 vjeçar që hodhi kapsolla dhe shkaktoi trazira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori